Berisha në SPAK, Ferhati: Mund të rikthehet në Parlament, bie alibia e Prokurorisë

10 Shtator 2024 | 21:19

Gazetari Eni Ferhati tha në një lidhje për emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania se Gjykata mund të zbusë masën e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha, nga ‘arrest shtëpie’ në ‘detyrim paraqitje’.

Komentet Ferhati i bëri një ditë përpara se Berisha të paraqitet në SPAK, ku priten t’i komunikohen akuzat nga Prokuroria e Posaçme, pas këtyre muajve hetime.

Ferhati tha gjithashtu se argumenti i vetëm i SPAK që Berisha ka qëndruar në ‘arrest shtëpie’ është se ai mund të prishte provat, argument që sipas tij bie pasi hetimi ka përfunduar.

Ai tha gjithashtu se Berisha nëse lirohet nga masa e arrestit, do të mund t’i kthehet jetës parlamentare dhe udhëheqjes së protestave.

“Unë e shikoj si një avantazh ndaj zotit Berisha dhe jetës politike të tij. Sepse deri në këto momente SPAK gjatë gjithë kërkesave të avokatëve të Berishës për të kërkuar një masë më të butë sigurie, janë refuzuar nga Prokuroria e Posaçme me argumentin se Berisha mund të ndikojë në prishjen e provave.

Kjo alibi e SPAK do të bie, sepse pasi të mbyllen hetimet nuk ka si Berisha të ndikojë më. Kjo mund të bëjë që Gjykata të jetë më elastike në vendimin e saj, duke vendosur ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’.

Dhe Berisha në këtë kontekst do të vijojë jetën e tij parlamentare, duke marrë pjesë në Parlament, duke udhëhequr protestat që janë lançuar, etj. Berisha ka depozituar mbi 20 kërkesa në të gjitha rangjet e gjykatave në vend dhe janë refuzuar kryesisht duke pasur parasysh këtë argument të Prokurorisë”, tha Ferhati.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026