Berisha nën hetim, Spahiu: Akuzat që rëndojnë, pse s’u arrestua ish-kryeministri
Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku komentoi nga pikëpamja juridike dhënien e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” për ish-kryeministrin Berisha.
Spahiu tha se tashmë Berisha është nën hetim për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe ndaj tij do të vijojë një hetim penal.
Ai shtoi se SPAK me masat e sigurisë së dhëna ka provuar se përgjegjës për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, janë sipërmarrësi Fatmir Bektashi, Jamarbër Malltezi, të arrestuar tashmë dhe ish-kryeministri Berisha.
Sipas tij SPAK e pati “dorën e lirë” të jepte masën e sigurisë “Arrest me burg” për Malltezin dhe Bektashin pasi ata nuk gëzojnë imunitet.
Nëse do të jepej masa e sigurisë “Arrest me burg” për Berishën, do të duhej miratim nga parlamenti, theksoi ai.
“Për dijeninë e publikut në këtë çështje penale kemi 3 të pandehur. SPAK ka kërkuar marrjen të pandehur të tre subjekteve, të ish-kryeministrit Sali Berisha, të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe të sipërmarësit të firmës Fatmir Bektashi. Kemi tre subjekte të vënë nën hetim por me masa të ndryshme shtrënguese. Masat shtrënguese merren paraprakisht nga prokuroria për të garantuar një hetim të plotë dhe të paanshëm. Kemi dy masa ekstreme të “Arrestit me burg”, për sipërmarrësin Bektashi, për dhëndrin e ish-kryeministrit Malltezi, ndërsa për Sali Berishën kemi një masë më të lehtë. “Detyrim paraqitje” është masa më e lehtë për dikë që është i përfshirë në një çështje penale. Akuzat e bëra publike janë “Pastrimi i parave” për Jamarbër Malltezin dhe Fatmir Bektashin, ndërkohë që për Berishëm rëndon akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të parave”.
Malltezi dhe Bekteshi nuk kanë pasur imunitet dhe ndaj prokuroria e ka parë dorën e lirë. Në rast se SPAK do të kërkonte arrestimin e Berishës, atëherë SPAK do të duhet të merrte miratimin e parlamentit”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës