Berisha nga Brukseli: Partitë pjesëtare të IDU mbështesin përpjekjet e PD

15 Maj 2025 | 19:21

Në një deklaratë nga Brukseli, ku po zhvillohet Forumi Botëror i Unionit Ndërkombëtar Demokratik , kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj procesit zgjedhor të 11 majit në Shqipëri. Berisha tha se ka udhëtuar drejt forumit për të denoncuar fushatën elektorale dhe për të mbrojtur votën e lirë të qytetarëve shqiptarë përballë komunitetit ndërkombëtar.

“Sot është forumi botëror i IDU-së që mbahet në Bruksel. Njëherë mbahet në Uashington, herën tjetër mbahet në Bruksel. Unë erdha këtu me urgjencë për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Për të paraqitur para audiencës dhe personaliteteve të pranishme në këtë forum,  zgjedhjet e 11 majit.

Dhe, këtu ka një terren jashtëzakonisht të përshtatshëm, pasi që të gjitha këto që ndodhën në 11 maj janë të parashikuara në mënyrë të plotë në rezolutën e dhjetorit të forumit të Uashingtonit të IDU-së.

Në këto orë qendrimi pata rastin ta takoj dhe ta informoj për zhvillimet e fundit, presidentin e IDU-së, z.Stefan Harper dhe shumë personalitete të tjera nga Europa, por edhe nga vende tjera nga mbarë bota.

Pra, qëllimi kryesor është denoncimi online, flakë për flakë si të thuash, i farsës elektorale, të cilën për hir të së vërtetës e kam denoncuar, dhe e kanë denocuar me profesionalizëm të madh, edhe vëzhguesit e institucioneve ndërkombëtare të zgjedhjeve të 11 majit”, tha kreu i PD-së.

Ai vuri në dukje se zhvillimet në Shqipëri janë në përputhje të plotë me paralajmërimet e rezolutës së dhjetorit të IDU-së në Uashington, ndërsa falënderoi partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e opozitës në përpjekjet për rikthimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

“Partitë pjesëtare të IDU-së mbështesin plotësisht 100% përpjekjet që po bën PD dhe opozita shqiptare për rikthimin e votës së lirë qytetarëve shqiptarë, dhe dënojnë farsën elektorale të Edi Ramës. Ne u jemi pafundësit mirënjohës IDU-së, PPE-së dhe CDI-së, të cilat kanë folur në rezoluta të tyre në një gjuh të njëjtë ndaj narkoshtetit shqiptar dhe shndërrimit të procesit zgjedhor në një farsë elektorale nga Edi Rama, narkodiktatori që ka përqendruar në duart e tij të gjitha pushtetet”, shtoi Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026