Berisha ‘non grata’, Pampuri: S’donim të përfshiheshin strukturat, Basha mori një barrë
Orjola Pampuri, zëdhënëse e grupit parlamentar të Partisë Demokratike thotë se vendimi i SHBA për shpalljen ‘non grata’ të Sali Berishës i ka gjetur në befasi pasi vinte pas ‘masakrës zgjedhore’.
Znj. Pampuri thotë se deputetët e PD nuk donin që të përfshiheshin në këtë çështje duke shtuar se janë ndjerë mirë që “barrën” e mori kryetari i partisë.
“Që të jem e sinqertë, unë dhe shumë kolegë të mitë janë ndjerë mirë që atë vendim e mori vetë z. Basha. Nuk doja që të përfshiheshim dhe ajo që bëri Basha ishte një barrë e madhe mbi supe”, tha deputetja e PD.
Orjola Pampuri u shpreh se fillimisht qëndrimi i Berishës për t’u distancuar nga PD deri në zgjidhjen e çështjes përmes gjykatës ishte veprim i lavdërueshëm.
Znj. Pampuri tha se gjithçka ndryshoi pas vendimit të 9 shtatorit kur Basha pezulloi nga grupi parlamentar Berishën.
Sipas saj, ndryshimi në statut për të përjashtuar nga çdo funksion në parti të personave që shpallen ‘non grata’ mbron PD në të ardhmen nga krijimi i amullive pasi mund të ketë persona të tjerë që do të shpallen të tillë.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 12:54 Eliminimi nga Kupa e Botës, Carlos Queiroz jep dorëheqjen nga posti i trajnerit të Ganës
- 12:44 Ministri Hereu: Spanja pritet të tërheqë 100 milionë turistë këtë vit
- 12:29 Victoria Beckham synon një tjetër sukses, gati të hyjë në industrinë e luksit për shtëpinë
- 12:19 UEFA shpërthen ndaj FIFA-s: Vendim i paprecedent për Balogun, rrezikon integritetin e Botërorit 2026
- 12:07 Kosova sekuestron asete në vlerë 1 milion euro të një rrjeti të trafikimit të drogës
- 12:00 Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja