“Berisha non grata”, Xhafo: Çfarë do bëjë ambasadori i ri amerikan në Shqipëri

25 Janar 2023 | 21:30

Gazetari Endri Xhafo tha në emisionin Now në Euronews Albania se ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri David J. Kostelancik nuk ka në dorë të ndryshojë vendimin e DASH për Berishën non grata, por edhe mundet të mos e përmend kaq shumë sa ç’bën ambasadorja aktuale.

Sipas Xhafos, aktiviteti i ambasadës amerikane në vendin tonë gjatë periudhës që është drejtuar nga Yuri Kim është përqendruar edhe në çështje shumë periferike dhe kjo kuptohet fare mirë po të shohësh faqen zyrtare të ambasadës dhe lajmet e publikuara në të.

“Ambasadori i ri nuk ka ç’i bën një vendimi që është marrë nga DASH po mund të mos e përmendë në çdo çast dhe varet si do sillet ai me zhvillimet politike në vend. Faqja aktuale e ambasadës amerikane në vendin tonë ka për Shqipërinë ka 159 faqe me lajme dhe lajmi i fundit është në janar 2015, më shumë se të gjitha vendet e rajonit. Kjo tregon se në Shqipëri është folur shumë janë bërë lajme shumë”, tha Xhafo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026