Berisha nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protestë: Libri i zi shkruhet në 16 maj

13 Maj 2025 | 13:57

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha doli në një deklaratë për mediat ku paralajmëroi se në datë 16 do të mbahet një protestë në bulevardin Zogu i Parë.

Protesta do të mbahet në të njëjtën kohë kur në Tiranë pritet të mbahet Samiti i Liderëve të Europës.

“Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet në datën 16 në orën 17:00 në Bulevardin Zogu i Parë, për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk zbaton asnjë rregull. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që do cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e atyre që vijnë por duam që ata të mësojnë se ka qenë i ftuar nga një narko-diktator”,-tha Berisha.

Në deklaratën e tij Berisha pretendoi se votat u grabitën dhe se krimet elektorale do të evidentohen me shumë përgjegjësi nga Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore:

“Drejtuesit më të lartë të shërbimit informativ, u morën javë më parë me të gjithë regjistrat e rrjetit agjenturor të sigurimit të shtetit dhe aktivizuan atë për karrigen e Edi Ramës, duke shkelur ligje e çdo gjë. Ne po evidentojmë me shumë përgjegjësi krimin elektoral. Ky krim është po kaq monstruoz në diasporë. Ju e morët vesh se si në kutinë e Beratit për diasporën dilte PS 99,6%, pra kemi të bëjmë me Korenë e Veriut. Kjo është e vërteta!”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike...
16:09 | 13/07/2026

Kushtet në IEVP Shënkoll, Avokati i Popullit: Mbipopullim i rëndë, duhet të ishte spital e jo burg me dy psikiatër

Avokati i Popullit po zhvillon këtë të hënë dhe nesër një inspektim të paparalajmëruar në burgun e Shënkollit, në kuadër të mandatit si Mekanizëm Kombëtar...
15:38 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026