Berisha: Nuk kam dhënë urdhër për të qëlluar në 21 janar, Basha më kërkoi…
Kreu i PD Sali Berisha doli pas rreth 2 orësh nga SPAK ku u pyet në lidhje me 21 janarin.
Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Berisha mohoi në mënyrë absolute që ai të kishte dhënë urdhër që të qëllohej mbi protestuesit.
“Absolutisht asnjë urdhër. Asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar. Asnjë urdhër dhe kurrë. Nuk mund të jepet urdhër. Po, Basha ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar nga unë, sepse ishin thyer xhamat me plumba apo me gurë, tek dritarja ngjitur me tavolinën time dhe ministri, komandanti i Gardës kanë ardhur dhe më kanë thënë të evakuojmë, jo i thashë. Sepse unë isha jashtë me ambasadoren gjermane dhe u futa drejt e në zyrë. Unë isha në detyrë.
Të shkosh në një zyrë tjetër, jo unë isha në detyrë. Kjo është zyra ime. Kryeministri nuk mund të bëjë zyrat sipas qejfit, është institucion kushtetues kryeministri. Kjo ka qenë kërkesa e tyre dhe unë kam qëndruar në zyrë deri në fund.
Aty ka pasur një ndërmjetësim ndërkombëtar. Ka ndërmjetësuar ambasadori i SHBA-së dhe çdo oficer i kërkuar nga prokuroria është paraqitur në prokurori, por në ndjekje të lirë sepse Edi Rama dhe Ina Rama kërkonin që të eliminonin zinxhirin e komandës në një kohë kur Edi Rama kishte deklaruar se, beteja tjetër do të ishte vendimtare dhe secili nga gardistët e thirrur janë paraqitur në prokurori. Të gjitha të tjerat janë mashtrime”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- 21 janari, Berisha del nga SPAK: Audioja e falsifikuar, pse nuk u pyeta deri më sot
- Dosja e 21 janarit, Berisha do të paraqitet sot në SPAK
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë