Berisha: Organizata e partive të djathta miratoi rezolutën e PD për narkoshtetin

18 Nëntor 2024 | 12:56

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, mbajti këtë të hënë një konferencë me gazetarët, ku tha se samiti i Internacionales së Qendrës Demokratike, në të cilën bëjnë pjesë 108 parti të djathta, miratoi një rezolutë ku dënon burgosjen e liderëve politik në Shqipëri.

Berisha theksoi se kjo organizatë, që ka një shtrirje globale, ka mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe ka miratuar rezolutën e saj mbi situatën dramatike në Shqipëri.

Sipas kreut të PD, rezoluta përfshin dhunimin e procesit elektoral, arrestimin dhe burgosjen e liderëve të opozitës, lidhjet e qeverisë me mafien dhe krimin e organizuar, si dhe korrupsionin e papërmbajtur.

“Këtë takim me ju do t’ia përkushtoja tërësisht problemit themelor që është buxheti, por do ta nis me një lajm shumë të rëndësishëm që sapo erdhi nga samiti i Internacionales së Qendrës Demokratike, organizatë që grupon 108 parti politike të qendrës, qendrës së djathtë.

Pra, organizata më e madhe gjer sot me një shtrirje planetare, nga parti në të katër anët e globit, miratuan para një ore rezolutën në të cilën dënohet narkoregjimi i Edi Ramës.

Miratuan rezolutën e paraqitur nga PD mbi situatën dramatike në Shqipëri.

Mbi dhunimin dhe farsën elektorale.

Mbi arrestimin dhe burgosjen e liderëve të opozitës si në asnjë vend tjetër në Europë.

Mbi lidhjet e qeverisë me mafien, drogën dhe krimin e organizuar.

Korrupsionin e papërmbajtur.

Mbi gjendjen dramatike të sistemit të drejtësisë.

Pra, reforma e Xhorxh Sorosit merr një ndëshkim ndërkombëtar.

Dënohet arrestimi i liderëve të opozitës, Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut, Ervin Salianjit, Fredi Belerit.

Shprehet mbështetje e plotë për PD-në dhe opozitën shqiptare.

Dënohen lidhjet e qeverisë me organizatat kriminale të Amerikës Latine dhe vendeve të tjera.

Por, ajo që është për të theksuar se krahas këtyre dënimeve të ashpra, në të njëjtën linjë kanë qenë diskutimet duke filluar që nga presidenti i CDI dhe personalitete të tjera botërore.

Është duartrokitur dhe mirëpritur diskutimi i përfaqësueset tonë në këtë organizatë, Albana Vokshi, e cila ka paraqitur aty me vërtetësi të gjithë gjendjen karikaturale të narkoshtetit shqiptar.

Diskutimit të zonjës Vokshi i janë referuar një seri diskutantësh ndër më kryesorë që kanë marrë fjalën me këtë rast”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026