Berisha paralajmëron mosbindje civile: Do iu ziejë toka nën këmbë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se PD do matet me Edi Ramën me të gjitha format e mosbindjes civile.
Ai kundërshtoi në mënyrë absolute faktin se PD do të bojkotojë zgjedhjet, ndërsa paralajmëroi se do të bëjnë gjithçka kundër atyre që i cilësoi vrasës të pluralizmit.
“Ata që mendojnë këtë përsërisin një të pavërtetë. Ne do marrim pjesë në zgjedhje, por në mënyrë absolute do i bëjmë t’iu ziejë toka nën këmbë këtyre kriminelëve të pluralizmit”, tha Berisha.
Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.
Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndiqni emisionin e plotë duke klikuar këtu:
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës