Berisha: Ju tregoj hetimet sekrete që janë hapur për Edi Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Edi Rama është nën hetim nga drejtësia e SHBA për çështjen McGonigal.
Sipas Berishës, njerëzit që janë nën hetim nuk janë automatikisht të pandehur, por Rama është nën hetim me autorizim të gjykatës.
“Nën hetim është domosdo se poshtë lexohet nga juria e madhe, është nën hetim me autorizim të gjykatës. Do të thotë se ka pasur arsye shumë evidente që i kanë shkuar jurisë së madhe për të hetuar kryetarin e një shteti tjetër. Tek marrja i pandehur hyn imuniteti diplomatik. Imunitetin diplomatik e respektojnë. Rama ka paguar vrasës me pagesë ndaj opozitës, ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të një vendi aleat”, tha Berisha.
Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.
Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve