Berisha flet për grusht shteti: Dëme të pallogaritshme, ja goditja që ka bërë Rama
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se skandali i kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI përbën një grusht shteti të stilit të Amerikës Latine për aq kohë sa opozita është institucion i një vendi.
“Kjo është një ngjarje të rëndë për SHBA pasi kryeagjenti i tyre u korruptua nga Edi Rama dhe rusët. Po të shohësh pasojat direkte të këtij njeriu të degraduar që tradhtoi vendin e tij, s’e di çfarë të dhënash u ka dhënë rusëve, është shumë e rëndë. Por pasojat më direkte i pësoi Shqipëria me goditjet që ju dha opozitës. Nisi një hetim për Nik Muzin që konkludon se janë para ruse. Prokuroria mori të pandehur Bashën për pastrim parash”, tha Berisha.
Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.
Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndiqni emisionin e plotë duke klikuar këtu:
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë