“S’e keni parë kurrë”, Berisha për protestën: Det njerëzish do të derdhet në rrugë

9 Shkurt 2023 | 21:09

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se 11 shkurti do të nxjerrë gjithë Shqipërinë në rrugë.

“Me ndjesitë dhe perceptimet që kam, informacionet që marr, Shqipëria do marshojë drejt Tiranës, Tirana e tërë do të derdhet në rrugë. Nuk ka gjë më të vështirë se të përcaktosh numrin, por do të jetë një det njerëzish që se ka parë kurrë ndonjëherë, pasi problematika për të cilën është thirrur kjo protestë çdo shqiptar,” – u shpreh Berisha.

Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e 4 kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e partisë Demokratike. Vendimi u mor mbrëmjen e së martës pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike.

Thirrja e protestës paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ndiqni emisionin e plotë këtu: 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026