Berisha: Pas Enver Hoxhës, Rama ka përbaltur emrin e Shqipërisë para SHBA-së

1 Shkurt 2023 | 13:36

Kreu i PD-së Sali Beisha po zhvillon një takim me deputetët e PD-së ku u shpreh se po mblidhen në një kohë kritike ku regjimi i kalbur i Edi Ramës sipas tij është sot regjimi më i diskredituar pas Koresë së Veriut, Carit dhe Lukashenkos.

Ai tha se pas diktatorit Enver Hoxha, Edi Rama ka përbaltur më shumë se kushdo tjetër, emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë, para kombit amerikan.

Më tej ai shtoi se me aktin e tij kryeministri po sillet siç sillen armiqtë ndaj njëri-tjetrit.

“Edi Rama, siç dëshmojnë dokumentet e pakundërshtueshme, është sjellë ndaj SHBA sikur të ishin një vend armik dhe jo kontributori kryesor në historinë e lirisë së kombit shqiptar. Dhe jo udhëheqësi i botës së lirë, i aleancës së Atlantikut të Veriut, vendi kryesor përgjegjës për paqen dhe sigurinë e vendeve të lira. Akti i Edi Ramës është një thikë e tmerrshme pas shpine që ky njeri, i cili nuk ka nder, nuk ka komb, nuk ka atdhe, nuk ka flamur, nuk ka dinjitet, ka bërë ndaj kombit amerikan, SHBA, qeverisë së SHBA, por edhe më gjerë. Edi Rama ka përbaltur pas Enver Hoxhës, më shumë se kushdo tjetër, emrin e shqiptarit dhe Shqipërisë, para kombit amerikan, para qeverisë së SHBA dhe Kongresit të këtij vendi dhe institucioneve të tjera të këtij vendi. Edi Rama, e vërteta thashë edhe njëherë, është sjellë me aktin e tij, siç sillet armiqtë ndaj njëri-tjetrit.

Në këtë mënyrë, ai ka lënduar çdo shqiptar, i cili ka mirënjohje si virtyt të palëkundur moral të tij. Ka lënduar në mënyrë të tmerrshme shqiptaro-amerikanët, të cilët që nga viti 1910 e gjer më sot, në mënyrë të pareshtur, trokasin në dyert e ligjvënësve të tyre, kongresmenëve dhe senatorëve, në dyert e institucioneve të SHBA e gjer në derën e madhe të Shtëpisë së Madhe për të kërkuar ndihmë dhe mbështetje për Shqipërinë dhe Kosovën. Për ata, kjo është ndoshta, pas diktaturës, java më e vështirë e tyre, para qytetarëve, miqve të tyre amerikanë, para ligjvënësve, para zyrtarëve, para të gjithëve.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës që po zhvillohet në Poloni, ku mbajti edhe një fjalim të...
12:56 | 25/06/2026

Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka folur këtë të enjte lidhur me zhvillimet e protestës qytetarë në Tiranë. Bardhi ka komentuar reagimin...
12:44 | 25/06/2026

Bardhi: Mocioni për protestën dhe raportin e PE u rrëzua pa argument, Parlamenti i vetmi që nuk i ka kushtuar vëmendje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi këtë të enjte ka folur për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Bardhi u shpreh se...
12:33 | 25/06/2026