Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin
Kreu i Partisë Demokratike, ka folur në një konferencë për shtyp pas mbarimit të procesit të votimit. Berisha shprehet optimist se në qendrat e djathta elektorale pret rezultat fitoreje.
Nga ana tjetër, Berisha ka folur për zhvillimet në qarkun e Durrësit, ku pretendon se bandat duan të ndikojnë në rezultat.
“Të dhëna operative nga mbarë vendi dhe të qendrës së djathtë priten konform kësaj rritjeje dhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe.
Në Durrës, bandat e Pojës dhe Troplinit kanë vërshuar drejt KZAZ-së me urdhër nga Edi Rama, se mund të ndikojë në rezultat. Kjo nuk është vetëm në Durrës. Janë denoncuar qoftë nga media, qoftë nga PD. Edi Rama ka zgjedhur një lloj presioni drejt KZAZ-ve.
Porosia ime e prerë për të gjithë komisionerët tanë në KZAZ, është të zbatohet ligji. Asnjë votë nuk mund të numërohet në presion. Garantoj të gjitha bandat se Qeveria e Alencës për Shqipërinë Madhështore, do t’i shpallë ato banda terroriste dhe do marrin ndëshkimet maksimale. I them Ramës se do mbetesh për një kohë të gjatë pa gjumë. Janë orët e fundit të tij në pushtet.”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 11:22 Zinedine Zidane merr drejtimin e kombëtares së Francës
- 10:59 Procesi gjyqësor ndaj Laert Haxhiut, dëshmon në GJKKO Xhuliano Xhaferraj: Ja çfarë më tha i ati i Laertit pas ngjarjes
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte