Berisha për amnistinë fiskale: Rama po sfidon çdo shqiptar dhe ndërkombëtarët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me projekligjin për aministinë fiskale.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Rama po sfidon çdo shqiptar dhe ndërkombëtarët, duke mbështetur amnistinë.
“Edi Rama u servir shqiptarëve çdo ditë, në qëndrime, vendime dhe ligje, interesat e krimit, mafias dhe të klanit të tij personal. Duke bërë avokatinë e këtyre interesave, Edi Rama vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson dritën në të ardhmen e tyre dhe për të ardhmen e tyre. Në kundërshtim flagrant me interesa të çdo qytetari shqiptar, dhe për llogari të klanit të tij mafioz dhe të krimit të organizuar shqiptar, ai sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, çka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.
Çfarë do të thotë, një proces gjigant dhe i paparë ndonjëherë i larjes së parave të krimit me procedura ligjore nga Shqipëria. Çka do të thotë fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare në rajon, në Europë dhe në botë. Çka do të thotë, injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurrence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar”, theksoi kryedemokrati.
Ditën e djeshme, në mbledhjen vjetore të Këshillit Koordinues të Diasporës, kryeministri Edi Rama tha se amnistia fiskale duhet të ishte bërë më herët, pasi garanton formalizimin e të ardhurave të emigrantëve.
LEXONI GJITHASHTU
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit