Berisha: Për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do shkoj në Prokurori
Sali Berisha tha se është i gatshëm të shkojë në prokurori nëse thirret si person që është në dijeni të fakteve, për përplasjet para selisë së PD-së që ndodhën ditën që ai kishte mbledhur protestuesit.
“Që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim”, tha Berisha.
“Unë për hir të qëndrimit tim ndaj ligjit do të shkoj pa diskutim dhe do të them fjalët e mia”, shtoi ish-kryeministri në emisionin “Now”.
Një ditë pas protestës së zhvilluar përreth dhe brenda ambienteve të Partisë Demokratike, Policia e Shtetit njoftoi se janë arrestuar në flagrancë 34 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht 18 të tjerë.
Mes të proceduarve është sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputeti, njëherësh edhe anëtar i Grupit të Rithemelimit, Flamur Noka.
Mbi Bardhin rëndojnë akuzat “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”.
Ndërsa deputeti Noka akuzohet për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Policia theksoi se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në akte dhune.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries
- 09:12 Bonusi prej 2 miliardë dollarësh i Trump paralajmëron rritjen e mashtruesve politikë në të gjithë perëndimin
- 09:05 Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer