Berisha për Kuvendin e 30 prillit: Ditë e një rëndësie të madhe
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat para hyrjes në Pallatin e Kongreseve, ku do të zhvillohet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike.
Berisha tha se kjo ditë ka një rëndësi të madhe, teksa përshëndeti delegatët, anëtarët dhe zgjedhësit që mbështesin këtë forcë politike.
“Një përshëndetje të përzemërt të delegatëve të ftuar në këtë sallë. Mbi 40 mijë anëtarëve, përshëndetje të përzemërta. Zgjedhësve shqiptarë dhe mbështetësve të PD-së. Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe. Pas ditëlindjes së dytë të PD në konsistuimin e forumeve të saj si opozitë”, tha Berisha.
Vendimi i parë i cili pritet të shqyrtohet dhe më pas të miratohet nga anëtarët e Kuvendit, do të jetë ai sa i takon ndryshimeve në statutin e miratuar në 11 dhjetor.
Pika tjetër e rëndësishme në Kuvendin e sotëm do të jetë votimi për datën e zgjedhjeve të kryetarit të ri. 21 ose 22 maj është data e propozuar nga Komisioni i Rithemelimit dhe do do të jenë 1800 delegatët eKuvendit Kombëtar të cilët do të vendosin.
LEXONI GJITHASHTU
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
Rama mbledh grupin e PS dhe kabinetit qeveritar, gazetarja Shehu jep detaje
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa
- 10:48 Prokuroria Gjirokastër kërkon 30 vite burgim për autorin e vrasjes së çiftit të të moshuarve në Dropull