Berisha për procesin e votimit: Kemi gëzim në të gjitha anët
Pasi kreu procesin e votimit paraditen e sotme, dhe pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit, Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është drejtuar në selinë e PD-së nga ku ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
“Sot kam një përshëndetje të përzemërt për të gjithë qytetarët për pjesmarrjen e tyre në procesin e votimit dhe për ata që erdhën nga toka, deti dhe ajri, dhe firmosën sot ndryshimin”, tha ai.
Më tej, Berisha ka shprehur mirënjohjen ndaj punës së komisionerëve, për të cilën ai thekson se është bërë një punë e drejtë sipas ligjit.
I pyetur se si i duket procesi i deri tanishëm, kreu i PD-së shprehet mjaft i kënaqur.
“Kam një mirënjohje për komisionerët tanë, engjuj të vërtetë të votës së qytetarëve. Kanë bërë një punë shembullore, të guximshme duke evidentuar cdo shkelës të ligjit. Thirrja ime është të zbatojnë ligjin. Nga informacionet deri më tani, kemi gëzim në të gjitha anët”, përfundon Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)
- 17:06 Sulmi në Berlin, qeveria gjermane: Akt terrorist, autori ende në arrati
- 16:44 Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari
- 16:31 Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik
- 16:19 Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 16:11 Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia
- 16:01 Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)