Berisha: Përshëndes Steinmeier, mirënjohje për kujdesin që tregoi ndaj Nishanit

1 Dhjetor 2022 | 12:55

Kreu i PD-së Sali Berisha ka përshëndetur presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier, i cilie erdhi sot në Tiranë dhe do të qëndrojë për dy ditë.

Në një deklaratë për mediat pas seancës plenare, ai tha se Steinmeier vjen këtu si mik dhe kryetar i një shteti që ka ndihmuar Shqipërinë nga viti 90 deri më sot me mbi 1 miliardë e 300 milionë euro.

Më tej, Berisha shprehu mirënjohjen për presidentin gjerman për kujdesin që tregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike të jetës së tij.

“Një vend që ka mbështetur Shqipërinë në të gjithë përpjekjet e saj për të vendosur demokracinë dhe ekonominë e tregut. Si ministër i Jashtëm, ai ka mbështetur çlirimin e Kosovës së bashku me qeverinë e vendit të tij. Interesi i tij për Shqipërinë dhe shqiptarët ka qenë gjithmonë prezent. Kam mirënjohje për kujdesin e tij njerëzor tejet të çmuar që tregoi për presidentin Bujar Nishani në momentet më kritike të jetës së tij.

Me këtë rast, i shpreh mirënjohjen më të thellë për aktin dhe gjestin e tij shumë njerëzor në mbështetje të përpjekjeve të presidentit Nishani me sëmundjen e tij”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026