Presidenti gjerman: Shqipëria, model për Europën dhe vendin tim

1 Dhjetor 2022 | 12:34

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier tha gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë së është mbreslënëse të shohësh se me sa këmbëngulje Shqipëria vijon të përpiqet për antarësimin në Bashkimin Europian.

“Në Shqipëri nuk ka asnjë dyshim në orientimin e qartë drejt Bashkimit Europian dhe ankorimit të palëkundur në NATO. Qëndrueshmëria juaj, pozicionimi juaj në krah të vlerave tona europiane dhe transatlantike më emocionojnë dhe ju mund të jeni model për shumë njerëz kudo në Evropë, edhe në vendin tim,” – u shpreh presidenti gjerman.

Frank Walter Steinmeier shtoi se edhe pse integrimi në BE nuk është finalizuar, Shqipëria ka treguar demokraci të pjekur në arenën ndërkombëtare.

Ai tha se Shqipëria është jo vetëm aktor i njohur tashmë, por mbrojtës i rendit botëror të bazuar në rregulla.

“Zonja dhe zotërinj, ju falënderoj për durimin tuaj në rrugën drejt Europës dhe ju lutem të vazhdoni në këtë rrugë me këmbëngulje dhe durim të mëtejshëm derisa ky rrugëtim të përmbyllet në mënyrë të suksesshme me pranimin në Bashkimin Europian,” – përfundoi presidenti gjerman.

Frank-Walter Steinmeier ka vizituar Shqipërinë më 1 dhjetor dhe do të qëndrojë këtu për 2 ditë. Hera e parë pas 27 vitesh që një president gjerman viziton vendin tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026