Berisha: Po të mos plaçkiste votën, Rama s’do rrinte as 4 ditë në pushtet

5 Nëntor 2022 | 19:34

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është shprehur se nëse Edi Rama nuk do të plaçkiste votën nuk do të rrinte as katër ditë në pushtet.

Gjatë një bisede me banorët e Kombinatit, Unazës e Astirit, Berisha tha Rama operon me tiraninë dhe fiktivitetin e votës.

“Po pyesin këto kohë mediat britanike dhe botërore: Ç’po ndodh me shqiptarët? Çfarë po ju vret atyre shpresën? Po ndodhin shumë gjëra. Por ajo që vret më shumë shpresën është humbja e besimit tek vota. Se shqiptarët nuk janë të pa mençur, jo, janë të mençur, por dhe ata e kuptojnë se nëse në vendin e tyre pushteti do të ndërrohej me votë, një njeri si ky nuk mund të rrinte as 4 ditë në pushtet.

Por ky plaçkit votën, ndaj dhe ata ikin. Edi Rama është një armik i shqiptarëve. John Kennedy thotë një gjë shumë të drejtë. Tre janë armiqtë kryesore të njeriut: tirania, sëmundja dhe varfëria. Edi Rama operon me tiraninë, fiktivitetin e votës, vendosi pushtetin absolut, por po kaq mizore është tirania e varfërisë, e mospasjes”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026