“Në 60 vite martesë, nuk bëri dot fëmijë”, nënë Sanija: Doja dy djem e dy vajza
Nënë Sanija e cila jeton e vetme në Tiranë tha se në 60 vite martesë nuk bëri dot kurrë fëmijë.
Në një rrëfim për “Real People” në Euronews, ajo u shpreh se kishte dëshirë që të kishte dy vajza e dy djem, por për fat të keq kjo dëshirë nuk iu realizua kurrë.
Më tej ajo tregoi se bashkëshortit i kishte thënë që të krijonte familjen e tij, por që ky i fundit nuk pranoi dhe zgjodhi të rri me nënë Sanijen deri në fund të jetës së tij.
“S’kam pasur fëmijë. Ndenja nuse 7 vite e nuk pata fëmijë, dhe aty kuptova se nuk mund të kem fëmijë. Gocat i kam pasur shumë qejf. Kam pasur qejf të kem dy goca e dy çuna. Kam qenë shumë e lidhur me bashkëshortin. Ne nuk kishim fëmijë por më thoshte mos e torturo veten. I donte shumë fëmijët por nuk ma përmendte asnjëherë fëmijë. I kam thënë që nëse do mund të ndërtosh familjen tënde. Më thoshte mos më thuaj një gjë të tillë. Thoshte e di vet. Nëse do Zoti na jep. Nuk ia lëshuam kurrë dorën njëri-tjetrit”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nënë Sanija: Si u njoha me bashkëshortin që në moshën 15-vjeçare
- Dështon protesta e biznesit të vogël, shoqata bëri thirrje për ulje qepenash
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme