Berisha prezanton kandidatin e primareve në Tropojë: Mirënjohje malësorëve
Kryetari i Komisionit të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi këtë të martë kandidatin e primareve për Bashkinë e Tropojës, Besnik Dushaj.
Në fjalën e tij Berisha shprehu mirënjohjen për malësorët kudo që ndodhen për mbështetjen që i kanë dhënë në çdo kohë Partisë Demokratike.
Berisha shtoi se kudo që shkon në fushatë, sheh se po përballen kandidatët e lirisë me kandidatët e “bodrumeve të mafies”.
“Mirënjohja ime është e pakufishme për ju, për malësorët kudo që janë sot, për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme, rolin epik që keni luajtur në histori, për mbështetjen e madhe që i keni dhënë demokracisë shqiptare, çështjes shqiptare.
Ky vend, kjo zonë, kjo krahinë, po të kishte një emër të dytë, do të quhej Malësia Epike. Natyra e saj është magjia e bukurive natyrore.
Sa herë vij këtu, pavarësisht nga orët e rrugës, çdo kilometër më i bëhet më i lehtë. Vitet ikin, fluturojnë. Mbetem i magjepsur, i mahnitur!
Sot kam ardhur këtu tek ju për të paraqitur si kandidat për kryetar të bashkisë së Tropojës, zotin Besnik Dushaj, njërin nga demokratët më të vendosur, njërin nga pasardhësit e një familje të nderuar, njërin nga qeveritarët vendorë më të talentuar, njeriun me virtyte, që punoi me përkushtim të madh për ndryshimin e kësaj treve, për zhvillimin e saj.
Kam ardhur këtu ballëhapur, jo vetëm për trashëgiminë e punës dhe familjare që Besniku ka, por se kësaj radhe, Admir Sinamati të cilin e përshëndes përzemërsisht, Myftar Dauti që na pret në Has, i paraqesim kandidatë të lirisë, kandidatë të votës suaj, kandidatë të primareve.
Unë e di se procesi i primareve, i pari në 32 vite, nuk ishte i përsosur, por u garantoj ju se ai do bëhet gjithnjë e më i përsosur. Kurrë PD nuk do emërojë kryetarin tuaj, kryetarin e bashkisë suaj, deputetin tuaj, por ju e vetëm ju me vullnetin tuaj do i zgjidhni ata.
Ta pyesim pak Rexhën, ti kandidat i kujt je? Cili socialist të ka zgjedhur ty? Cili qytetar i katij rrethi të ka votuar ty? Nga dole ti? Nga sirtaret e Edi Ramës.
Kudo që shkojmë, përballen kandidatët e lirisë me kandidatët e bodrumeve të mafies”, tha Berisha.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë