Berisha pritet me ovacione në Korçë, prezanton kandidaten në garë për bashkinë
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte mbrëmjen e kësaj të shtune në Korçë, ku prezantoi aty Ledina Alollin, kandidatën e Rithemelimit për këtë bashki.
Në fjalën e mbajtur përpara simpatizantëve Berisha kërkoi nga qytetarët angazhim maksimal në këto zgjedhje, pasi sipas tij janë më të rëndësishmet që nga marsi i vitit 1992.
Berisha theksoi se qytetarët duhet t’i besojnë Aliollit dhe përkushtimit që ajo ka për qytetarët e Korçës dhe fermerët e zonave përeth.
“Të dashur, qytetare dhe qytetarë të Korçës të pranishëm në këtë sallë! Korçare dhe korçarë kudo që jeni sot, në qytete ne fshatra, në Shqipëri në emigracion një përshëndetje vëllazërore për të gjithë ju.
E dashur zonja kandidate për bashkinë Korçë, Ledina Aliolli, me shpresë dhe besimplotë se do të jesh qytetarja e parë e këtij qyteti të bekuar.
Të dashur deputetë, i dashur zoti kryetar i PD-së, vëllezër e motra, zonja e zotërinj.
Është një nder i madh, kënaqësi e veçantë ju falënderoj shumë për këtë pritje të zjarrtë. Kam ardhur sot tek ju me besimin e madh, mirëkuptimin tuaj, të mbarë korçarëve se vendi, kombi po kalon në disa momente të pashembullta në 32 vite. Në kohëra të papara ndonjëherë më parë dhe se vendi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mençurinë tonë, për vendimin tonë të mençur.
Sot ne shkojmë drejt fushatës së zgjedhjeve lokale dhe sot kam nder dhe kënaqësi të veçantë të paraqes para jush, kandidaten e PD-së për kryetare të Bashkisë Korçë, me bindjen se paraqes një zonjë të nderuar, fisnike, nënë, bashkëshorte, intelektuale që mishëron vetitë, dhuntitë më të mira të korçareve, zonjave, zonjushave, grave fisnike të këtij rrethi, qyteti.
Kam bindjen se Ledina Aliolli, ka të gjithë dhembshurinë, përkushtimin, dashurinë për qytetarët e Korçës, sokaket, tregun, fermerët, për Korçën në tërësi dhe me besimin tuaj, ajo do të shkrijë të gjithë energjitë e saj për ta merituar atë besim.
Por sot, unë përsëri theksoj se këto zgjedhje në bindjen time, në ndërgjegjen time, për nga rëndësia tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri sot, pas atyre të 22 marsit 1992”, tha Berisha.
Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar