Berisha: Protesta e 24 janarit, mesazh i fuqishëm për Edi Ramën, nuk do ndalemi
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në dalje të selisë pas protestës së 24 janarit, deklaroi se protesta ishte një mesazh i fuqishëm drejtuar kryeministrit Edi Rama. Berisha tha se qytetarët shprehën qëndresë përballë asaj që ai e cilësoi si dhunë dhe agresivitet të policisë ndaj protestuesve.
Sipas tij, ndërhyrja e forcave të rendit u bë me gaz lotsjellës, topa uji dhe mjete të tjera, ndërsa akuzoi kryeministrin se kërkonte përplasje mes policisë dhe demonstruesve. Berisha kërkoi lirimin e menjëhershëm të protestuesve të arrestuar dhe paralajmëroi vijimin e protestave kundër qeverisë.
“Protesta ishte mesazhi i fuqishëm dhënë Edi Ramës. Mesazhi ishte i thjeshtë: vrimën e miut nuk do ta gjesh më. Në qoftë se je burrë, rri në zyrë. Ja thashë edhe dje. Por ai as në zyrë nuk ishte, ishte futur në tunelet e Surrelit. Përkundrejt qëndrimit qytetar të protestuesve, narkopolicia përdori një agresivitet absolut, mjete dhune, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera. Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë me demonstruesit. E garantoj se protestuesit do të përplasen me Edi Ramën. Me Edi Ramën, jo me policinë. I them këtu: mos nderse policinë kundër protestuesve. U bëj thirrje policëve, mos u bëni ushtarë dhe shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligj as moral. Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur, që është armik i çdo shqiptari. Sot duhet të jemi krenarë për aktin e protestuesve dhe duhet të betohemi se në këtë betejë, kilometri ynë i fundit do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe i narkoqeveritarëve të tjerë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët, në mënyrë absolute, me gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty si akt urrejtjeje, me urdhër të Edi Ramës. Kërkoj të lirohen menjëherë dhe komisariatet të mos zbatojnë asnjë urdhër në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Nuk mundet kurrë një popull me asgjë. Ju e patë vetë dhe ishit aty. I patë njerëzit të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës në 30 minuta atë që meritonte. Ne do ta vazhdojmë këtë betejë. Kemi një mision dhe vetëm një mision: përmbysjen e këtij regjimi kriminal, narkoregjimi. Asgjë nuk e shpëton fatin e tij. Fat si Enver Hoxha do të ketë. Beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli. Beteja me diktaturën është qëndresë e vazhdueshme, betejë e pandërprerë. Është betejë me të pamposhturit opozitarë, ata që e bëjnë të pamundurën të mundshme. Do të njoftoj protestën e radhës dhe variantet e saj. Ne jemi në fushëbetejë dhe nuk ndalemi deri në rrëzim. Më kanë thënë se janë keqtrajtuar edhe gazetarë, se janë helmuar me gaz. Janë hedhur gazra kundër gazetarëve dhe e dënoj këtë akt me forcën më të madhe. Rama është i pashpresë, është një kufomë politike që do ta hedhim në Lanë. Po bëni histori, po përmbysni diktaturën e dytë në Shqipëri. Jemi të vendosur në këtë betejë. Ai e ka të humbur. Mendon se me topa uji dhe gaz lotsjellës do të na ndalë, por ne kemi pasur tanke përpara dhe kemi rezistuar. Falënderoj gazetarët për raportimet dhe shpreh keqardhje për atë që ndodhi. Ai është në një degradim të papërmbajtur. Fajet i ka vetë dhe është përgjegjës vetë”, tha Berisha.
Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt