Berisha: Qeveria fsheh përgjegjësinë për vrasjen e gjyqtarit Kalaja
Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, akuzoi qeverinë se në vend që të merrte masa për të mbrojtur gjykatës dhe prokurorë, vendosi të dyfishojë masat e mbrojtjes vetëm për prokuroret e SPAK.
Duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, Berisha tha se drejtuesit e institucioneve të drejtësisë kanë plotësisht të drejtë kur thonë se nuk ndihen të sigurtë në punën e tyre.
“Absolutisht kanë 100 përqind të drejtë dhe them dhe njëherë, vrasja e gjykatësit të apelit, për shkak të mungesës ekstreme të masave të sigurisë, është një vrasje shtetërore. Kjo është e vërteta”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se në vend që të shprehej përgjegjësi shtetërore dhe qeveritare, ministri përdori një fjalor ordiner që tregon se çfarë përfaqëson.
“Gjykatësi është vrarë në mënyrë barbare në krye të detyrës, dhe ju e patë që narkoqeveria dje në vend që të përcaktonte masa për mbrojtjen e gjykatësve, dublikoi masat për mbrojtjen e skapistëve. Ministrja që mashtroi publikisht duke thënë se policia nuk ka punë me sigurinë në gjykata, në fakt ka detyrë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Kur ngritet Balla dhe thotë të dalë jashtë se i tha dikush idiot, kjo fjalë fyen po aq sa edhe të thotë idiot dikush. Dëgjojeni fjalën e tij në parlament. Aty u vra një njeri dhe e vrau shteti. E vrau shteti sepse ishte totalisht pa asnjë mbrojtje, sikur të ishte në kafene”, tha Berisha.
Ai akuzoi qeverinë dhe mazhorancën se nuk kanë përgjegjësi dhe se kjo situatë po zgjon urrejtje të madhe në popull, duke e krahasuar me “fermat e Orwell-it”.
LEXONI GJITHASHTU:
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë