Flet avokati i Shkambit: Armën e kishte prej disa vitesh, roja i sëmurë me diabet
Gjykata Penale e Tiranës vendosi këtë të mërkurë masën e sigurisë “arrest në burg” për tre personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit.
Masat e sigurisë u caktuan për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes, Gjon Shkambin, xhaxhain e tij, dhe Banush Koxhajn, punonjësin e Gjykatës së Apelit.
Pas përfundimit të seancës, foli për mediat avokati i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes, i cili tha se vrasja ka ndodhur pasi xhaxhai i Elvisit ka kaluar derën e gjykatës.
Ai shpjegoi se autori ka kërkuar falje ndaj familjes së gjyqtarit dhe dy personave të plagosur, ndërsa tha se armën e ka pasur për shkak se ka punuar në institucione sigurie.
Avokati i Elvis Shkëmbit tha se ka marrë vesh që roja është i sëmurë nga diabeti dhe se ditën e ngjarjes ka qenë i sëmurë.
“Sa i përket armës së zjarrit, ky person, Elvisi, mban një armë prej disa vitesh. E deklaroi në seancë dhe u shpreh vetë se e mban sepse ka punuar në disa institucione sigurie. Do të jetë një kohë tjetër kur do të shihet se ku ka punuar ai. Kjo familje ka vuajtur shumë për këtë çështje, ka hyrë në borxhe për këtë kalvar të gjatë, dhe ndoshta tronditja ka ardhur për shkak të vendimit të dhënë nga gjykata, që do ta rikthente çështjen nga fillimi. Arma nuk ka qenë me leje, por Elvis Shkëmbi pretendon se ka punuar në disa institucione sigurie dhe e ka mbajtur armën për këtë arsye. Këto i ka deklaruar në seancë dhe unë po përcjell çfarë tha ai në seancë. Në një moment tjetër do t’i drejtohemi Prokurorisë për ekspertim mjeko-ligjor. Roja, me sa kam dijeni, vuan nga sëmundja e diabetit dhe thuhet se kishte lajmëruar se do të shkëputej nga detyra sepse ishte pa qejf, por nuk ishte zëvendësuar. Ai vuan nga sëmundja e sheqerit, e cila, siç dihet, ul shikimin. Familja Shkëmbi pretendon se drejtësia nuk ka luajtur rolin e saj. “I shprehim falje familjes së gjyqtarit”, ka kërkuar falje publike për gjyqtarin dhe për dy të plagosurit. Sa i përket veprimeve për kanosje në kohët e kaluara, avokati tha se prokuroritë duhet të kishin ndërmarrë veprimet në kohën kur kanë ndodhur, jo tani’, tha avokati.
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit ka tronditur sistemin gjyqësor shqiptar. Zyrtarët më të lartë të drejtësisë kanë reaguar ashpër, duke kërkuar masa të forta për garantimin e sigurisë së gjyqtarëve në gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia