Berisha: Rama duhet të shkonte në Kosovë duke dënuar gjenocidin serb
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të shkonte sot në Kosovë, si një zyrtar që ka dënuar gjenocidin serb.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se mohimi i këtij gjenocidi, është sikur të shkelmosh mbi shpirtrat dhe gjakun e viktimave.
“Edi Rama, nëse do të njihte vuajtjen dhe sakrificën e tyre, në më shumë se 150 ditët e fundit, duhet të shkonte kësaj radhe në Kosovë, duke njohur gjenocidin si klikë serbe në Kosovë. Duke njohur infanticidin, janë 1,400 engjuj, vogëlushë, qenie të pafajshme të cilët u vranë, u therën, u dogjën për fajin e vetëm se kishin prindër shqiptarë në shtëpitë e tyre. Të mohosh këtë, është si të shkelmosh mbi shpirtrat dhe gjakun e tyre”, theksoi kryedemokrati.
Këtë të hënë, në Prishtinë u zhvillua mbledhja e radhës e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Takimi, i drejtuar nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti përfundoi me firmosjen e 19 marrëveshjeve.
Ndërsa, pak ditë më parë, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës në vitin 1999.
Pyetur nga gazetari i “Euronews Albania”, Bejnamin Arifi në Forumin e Prespës për Dialog, për viktimat e luftës në Kosovë, ajo është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia