Berisha: Rama ka 72 orë afat të shkarkojë 2 ministrat

5 Gusht 2022 | 12:29

Kryetari i PD, Sali Berisha i kërkoi kryeministri të shkarkojë menjëherë dy ministrat përgjegjës direkt të kësaj ngjarjeje të rëndë, ministren e Turizmit dhe atë të Brendshëm.

Sipas Berishës, ky është hapi më minimal përballë revoltës dhe dhimbjes popullore.

“Me këtë mbrojtje, Rama meriton një revoltë të madhe popullore. Në vend të një ndjese qindra herë përpara shqiptarëve, deklaron se kemi organizuar sezonin më të përsosur. Se si mund të flitet për përsosmëri, kur ndodhin krimet më makabre, atë e din vetëm mendja e tij. I përgëzoj edhe njëherë qytetarët. Ata i kanë lënë qeverisë 72 orë për të reflektuar. Uroj të merren vendimet e duhura”, tha Berisha.

Ai theksoi se PD mbështet fuqishëm protestën e drejtë të qytetarëve për një krim të rëndë shtetëror.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

23 motoçikleta të reja për Policinë e Shtetit, u blenë me fondet nga pasuritë e konfiskuara të krimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, morën pjesë në ceremoninë e prezantimit të 23...
18:56 | 07/07/2026

Rama: Qeveria dha 4 milionë euro për koncertin e Kanye West, jo 50 milionë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet dhe akuzat për financimin e koncertit të artistit amerikan Kanye West në Tiranë, duke mohuar pretendimet...
18:55 | 07/07/2026

Rama publikon komente nga profile të dyshimta dhe paralajmëron prova të reja për protestat

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të ngrejë pretendime për përfshirjen e aktorëve të huaj në protestat që po zhvillohen në Tiranë prej 37 ditësh. Në...
16:27 | 07/07/2026