Berisha: Rama mashtroi, gjykata amerikane nuk gënjen kurrë

2 Mars 2023 | 12:24

Sali Berisha mbajti fjalën e tij në seancën maratonë të kësaj të enjteje në Kuvend.

Ai tha se Rama ka korruptuar McGonigal. Sipas kryedemokratit është Rama ai që mashtroi dhe gjykata amerikane nuk gënjen kurrë.

“Edi Rama ka kryer së pari krimin e shëmtuar të rekrutimit me korrupsion të kryeagjentit. Më 9 shtator është takuar me McGonigal në zyrë. Kush ia solli? Duçka juaj. Gënjen ai.Po çfarë është Duçka? Ai është njeriu që Rama e ka pajisur me pasaportë diplomatike, është zëvendësministri i Ramës që shkruante artikuj kundër gjykimit të Hagës për detin e Kinës Jugore, Duçka është njeriu që organizonte sponsorizimin prej qindra e mijëra dollarësh të ekspozitës së Ramës në Hong Kong. Duçka është njeriu që solli McGonigal,” – u shpreh Berisha.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se do heqin Ramën dhe do të krijojnë komisionin, i cili siç thotë Berisha është detyrim kushtetues.

Seanca maratonë e kësaj të enjteje pritet të zgjasë gati 24 orë. Do të zhvillohet mocioni me debat për kryeministrin Edi Rama sa i takon çështjes McGonigal.

Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion ndërsa PD-ja do të ketë 350 minuta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të premte ditën e 55-të të saj, ndërsa tubimi i sotëm përkon me mbledhjen e...
20:06 | 24/07/2026

Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri

Është rënduar bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të premte në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku tashmë 3 persona kanë humbur jetën. Pas...
19:36 | 24/07/2026

73-vjeçari humbi jetën në aksident, banorët e Përparimit kërkojnë masa urgjente në aksin Elbasan–Peqin

Banorët e fshatit Përparim thonë se qarkullimi me shpejtësi të lartë e ka kthyer aksin Elbasan–Peqin në një rrezik të përditshëm për këmbësorët. Pas aksidentit...
18:15 | 24/07/2026