Berisha: Rama na i mbylli dyert, integrimi në BE mbetet ylli polar

13 Mars 2026 | 19:45

Në një takim të zhvilluar këtë të premte pasdite me departamentin e energjisë, ekspertë dhe demokratë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi rëndësinë e zhvillimit të një infrastrukture moderne dhe të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Infrastruktura moderne është prioriteti ynë! Rama na i mbylli dyert, por integrimi në BE mbetet ylli ynë polar”, u shpreh Berisha, duke nënvizuar përgjegjësinë e qeverisë aktuale për situatën infrastrukturore.

Ai shtoi se qytetarët kërkojnë përgjigje dhe se Partia Demokratike do të përcaktojë përparësitë dhe ndërhyrjet e nevojshme. Mes projekteve prioritet, Berisha theksoi rëndësinë e transportit hekurudhor me Kosovën, duke përmendur linjën Durrës-Prishtinë:

“Hekurudha Durrës-Prishtinë si ide ishte ide e Austro-Hungarisë, por si përpjekje është një përpjekje e jonë. Njëlloj si abetaren, ai tani zotohet se do të inaugurojë botimin e abetares së parë.”

Berisha kritikoi qeverinë aktuale për ndërhyrjet e pamjaftueshme në rrjetin rrugor dhe theksoi nevojën për zhvillimin e rrjetit hekurudhor dhe rrugor në mënyrë që të përmbushë standardet evropiane:

“Është jetike që të përgatisim, të zhvillojmë rrjetin rrugor më të mirë që ka pasur Shqipëria ndonjëherë. Hekurudha jonë duhet të jetë një faktor i rëndësishëm integrimi me hekurudhën evropiane dhe BE-në.”

Ai theksoi gjithashtu koston e ndërtimit të infrastrukturës, duke bërë krahasime me projektet në Greqi:

“Greqia po ndërton hekurudhën Janinë-Kakavijë 4 milionë euro kilometri… Këtu 20 milionë. Infrastrukturë moderne mbetet kushti themelor i zhvillimit të këtij vendi dhe ne i qëndrojmë plotësis

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026

Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin

Ekonomisti Alfred Muharremi ka reaguar lidhur me komentet dhe vlerësimet negative ndaj bizneseve turistike në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të dëmshme për ekonominë...
21:33 | 11/07/2026

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026