Berisha reagon për atentatin në Rinas: Sheqeri ka bërë fushatë për PS-në

12 Nëntor 2025 | 13:29

Sali Berisha kreu i PD-së në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë ka folur për atentatin e ndodhur në Rinas ku mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe i plagosur Muç Sheqeri.

Berisha tha se sipas tij Sheqeri ka bëë fushatë për PS-në.

“Tani, një qytetar dixhital shkruan këtu shpreh çudinë se pse opozita flet për një shofer apo agjent të thjeshtë policie dhe mbasi e vërteta është krejt tjetër lidhur me Muçi Shaljanin. Vëllai i Sheqerit, shkruan qytetari dixhital, është 100 herë më i pasur se Shullazi.

“Është shumë i pasur, ka hotele, vila dhe restorante. Të tërë këta janë marrë me drogë, janë me PS-në, blejnë vota, kërkojnë favore. Ky që u plagos ka bërë fushatën e 11 majit (e ka fjalën për Muç Shaljanin apo Sheqerin), ka bërë fushatën e Ervin Hoxhës, ministër i brendshëm, dhe më pas në shtator u fut në AMP po nga Ervini në shkelje të çdo parametri dhe procedure ligjore. Kjo u bë vetëm e vetëm që ai t’u shpëtojë me uniformën e policisë kontrolleve policore. Gilmando ka qenë në fushatë si badigard dhe financues për ministrin Gonxhe.

Çuni i xhajës së këtij që u plagos është Erges Sheqeri, drejtori i IKMT-së, ky që prish lokalet”. Pra, e kuptoni ju të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo dëshmon se narko-policia është e tëra në funksion të krimi dhe se Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri apo Muç Shaljani ishin lejtnantë kryesorë të ministrave të kabinetit të Ramaduros, Ervin Hoxhës dhe Blendi Gonxhes. Ata u ekzekutuan, në mendimin më të përhapur, nga bandat të qeverisë që janë të lidhura me nivele shumë të larta të qeverisë sepse aty është vendi i shtetit, vendi i qeverisë. Këto kisha lidhur me këto çështje.”-tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë

Një ekspeditë speleologjike në shpellën “Sterra e Kujunxhiut”, pjesë e Parkut Kombëtar të Llogarasë, ka zbuluar një zgavër të re me thellësi rreth 70 metra,...
21:37 | 25/07/2026