Berisha reagon për vendimin e Gjykatës së Lartë për vulën e PD-së

27 Dhjetor 2023 | 14:16

Ish-kryeministri Sali Berisha tha për mediat se Gjykata ve Lartë e tregoi edhe një herë që urdhrat i merr nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij vendimi i marrë nga gjykata për kthimin në Apel të çështjes është i gabuar.

Ai theksoi se aktualisht është në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë përsa i përket çështjes së PD-së.

“Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë vendimin e Apelit. Aktualisht në fuqi është vendimi i shkallës së parë, pasi Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në shkallën e parë, por në Apel. Duke mbajtur një qëndrim disiplinues, ajo kërkon që mos të jetë ajo. Është vendim i gabuar.

Gjykata e Lartë, për mendimin tim nuk mund të merrte vendim tjetër përveçse njohje përfundimtare të Gjykatës së Faktit. Ajo po të mos kishte probleme të rënda i takonte ta rigjykonte e njëjta trup, por fakti që u detyrua të përjashtonte trupën. Kaq skandaloze ishte gjendja aty në vendim, saqë nuk mund të përtypej në asnjë mënyrë dhe u detyruan ta kthejnë me një trup tjetër, në një kohë kur vendimi i vetëm jashtë didaktik të Edi Ramës,  do të ishte që lihet në fuqi vendimi i shkallës së parë që është në fuqi, por deri sa të gjykohet. Të dyshosh tani që Gjykata e Lartë komandohet nga Edi Rama?”,-tha ish-kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026