Berisha: Regjimi u trondit nga themelet, protesta u dominua nga të rinjtë

25 Janar 2026 | 12:43

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, këtë të dielë, në një komunikim për mediat, foli për zhvillimin dhe shprehu mirënjohje për qytetarët që u bënë pjesë e protestës së djeshme.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se regjimi u trondit nga themelet dhe se qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Sipas tij, qytetarët u bënë zëri i ndërgjegjes së njerëzve të ndershëm, të cilët nuk pajtohen me një qeveri që nuk del nga vullneti i tyre, por nga farsa elektorale.

“Qindra mijëra qytetarë nga Tirana dhe gjithë Shqipëria u përballën me guxim të jashtëzakonshëm më shumë se tre orë me fallangat e krimit dhe narkoregjimit të Edi Ramës. Nderim i madh për gjithë ata qytetarë që nga mbarë Shqipëria, protestuan në mënyrë të vendosur kundër rilindjes kalbësire, kundër organizatës kriminale të Edi Ramës. Protesta e qytetarëve dje, e cila u zhvillua në të katër anët e vendit, ka lidhje vetëm me Ramën. Dje regjimi u trondit nga themelet, dhe qytetarët triumfuan në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Ata u bënë zëri i ndërgjegjes së njerëzve të ndershëm, të cilët nuk pajtohen kurrë me një qeveri që nuk del nga vullneti i tyre, por nga farsa elektorale, me një qeveri që vjedh 90% të taksave të tyre. Ishte vetë ndërgjegjja e kombit në këtë betejë, që përcolli mesazh gjithë shqiptarëve se nuk luftojnë për Sali Berishën, për PD-në apo për partitë e tjera, por luftojnë për ndërgjegjen e vet, për dinjitetin njerëzor, për interesin kombëtar. Ata po luftojnë për të drejtat e çdo shqiptari. Kjo është veçanta e kësaj proteste, kjo është protesta e ndërgjegjes dhe nuk ka asgjë më të fuqishme, asgjë më të pathyeshme dhe asgjë më të pa mposhtur se ajo që buron nga ndërgjegja e njerëzve. Protesta pati një risi jashtëzakonisht të rëndësishme dhe themelore, ajo u dominua nga rinia, nga të rinjtë dhe adoleshentët. U dominua nga guximi, energjia dhe vendosmëria e tyre, një ogur i madh për shqiptarët, në shpresë se të rinjtë do të jenë gjenerata që do të përmbysin këtë organizatë kriminale”,u shpreh Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

“Samiti i NATO-s do zhvillohet në Tiranë”, Eksperti nga SHBA: Tregon arritjet diplomatike të Shqipërisë

Eksperti i sigurisë nga SHBA, Adrian Shtuni, ka analizuar konfirmimin e sotëm që dha Mark Rutte gjatë një konference për samitin e ardhshëm të NATO-s...
21:59 | 08/07/2026