Berisha: Revolta jonë paqësore dominon, qeveria bazohet në sulmet ndaj opozitës
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur një fjalim nga foltorja dhe u ndal te situata që, sipas tij, po përballet opozita dhe qytetarët në Shqipëri, duke e cilësuar si të vështirë .
Duke bërë një paralelizëm me shkurtin e vitit 1991, Berisha theksoi se vetëm qëndresa dhe alternativa paqësore mund të çojnë në triumf, ndërsa akuzoi qeverinë se e ka ndërtuar mbijetesën e saj politike mbi sulmet e vazhdueshme ndaj opozitës.
“Jetojmë në një kohë të vështirë. Rikthehem në shkurtin e vitit 1991. Ata donin me çdo kusht të na tërhiqnin në konflikt, në përleshje. Ne jo, ne vazhduam në rrugën tonë.
Por ne triumfuam. Alternativa jonë paqësore, revolta jonë paqësore dominoi. Ne duhet të persistojmë. Unë e kuptoj çdo të thotë opozitë pas 13 vitesh. Ç’do të thotë persekutim pas 13 vitesh.
Sot kisha një grup të rinjsh në zyrë dhe njëri prej tyre më thotë: Doktor, të them të vërtetën unë nuk pyeta se çfarë mund të pësonin jo unë, por edhe prindërit e mi nga tatimorët e tyre, nga policia e tyre e me radhë. Çfarë tregonte kjo? Ai e ndjente mjedisin shtypës që kanë vendosur. Por idealist ama. Jo, tha, unë nuk pyeta.
Dhe ne kemi shumë nevojë të arrijmë në këtë konkluzion çdo shqiptar. Ka një faktor të tretë madhor të këtij regjimi që vepron kundër opozitës. Se ky regjim nga mëngjesi gjer në darkë, mbijetesën e bazon tek sulmi ndaj opozitës. Dhe ai përpiqet me të gjitha mënyrat të komprometojë, të korruptojë opozitën dhe opozitarët.
Një kryeministër që vepron në këtë mënyrë është një armik i egër i pluralizmit, i demokracisë dhe i vendit. Ai meriton çdo lloj ndëshkimi”, tha Berisha.
Përmbyset kamioni me inerte në aksin aksin Elbasan-Peqin, bllokohet qarkullimi
Baste sportive të paligjshme dhe cannabis në lokal, dy të arrestuar në Tiranë (VIDEO)
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 17:04 Trump: Do ta heqim Sirinë nga lista e terrorizmit
- 16:58 Erdogan dhe Macron diskutojnë tregtinë, NATO-n dhe krizat rajonale në samitin e Ankarasë
- 16:56 Përplasja Trump-Spanjë në NATO, Sanchez: Me Trump folëm për Botërorin dhe pa tensione
- 16:50 Presidenti turk takon kryeministrin britanik në Ankara për bisedime
- 16:43 Trump kërcënon përsëri me sulme ndaj infrastrukturës kritike, përgjigjet Irani
- 16:36 Kanadaja siguron partneritete të reja mbrojtëse në samitin e NATO-s