Berisha shpalos programin e PD: Do t’u presim dorën atyre që prekin paratë publike

19 Mars 2025 | 13:04

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të mërkurë një konferencë për mediat, ku shpalosi disa nga pikat kryesore të programit të PD-së për zgjedhjet parlamentare. Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se objektivi primar i Partisë Demokratike, nëse vjen në pushtet, do të jetë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Berisha u shpreh se qytetarëve do t’u kthehen paratë që u janë vjedhur dhe paralajmëroi zyrtarët që do të guxojnë të kryejnë korrupsion.

“Ky start nuk ndalet derisa shqiptarët të dalin në krye të vendeve të rajonit për rrogat dhe pensionet ky është zotimi ynë. Ndaj pata takim aq të zjarrtë në pallatin e sportit në Shkodër. Qytetarëve do tu kthejmë paratë. Do presim me gërshërë dorën që do të guxojë të prekë paratë e tyre”, tha Berisha.

Kreu i PD-së shtoi se dy projektet kryesore infrastrukturore që PD do të realizojë nëse vjen në pushtet janë Autostrada Shkodër-Milot dhe Bajpasi i Elbasanit.

“Natyrisht, nuk mund të mos them se kishte një rëndësi të veçantë edhe fakti se Sali Berisha është i njohur për mbajtjen e padiskutueshme të premtimeve dhe unë u zotova aty tri gjëra: Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar. Jo vetëm ata që nxorën autokolonën më 13 maj, por edhe Beneti që hipte mbi tanket e tyre të blinduara, ata do të dënohen të gjithë sipas ligjit. Autostrada Shkodër-Milot dhe bajpasi i Elbasanit do të jenë dy veprat e para publike që do të ndërtojë qeveria e ardhshme dhe do të nisë punimet sapo të vijë në pushtet”, tha Berisha.

Berisha u ndal gjithashtu te një gjest i deputetit demokrat Flamur Noka, i cili i tregoi gishtin e mesit socialistëve në Kuvend. Berisha theksoi se deputeti demokrat nuk do të duhej ta bënte këtë gjest, por e arsyetoi duke thënë se Noka i njeh mirë ata dhe se gjuha e tyre është gjithmonë “afrodiziake”.

“Bën një keqinterpretim ti aty, ishte krejtësisht tjetër. Flamuri mund të mos e bënte atë gjest, por ai i njeh ata, sepse gjuha e tyre është gjithmonë afrodiziake”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026