Berisha: S’kam asnjë lloj impresioni për vendimin nesër, beteja ime është pa kthim

29 Dhjetor 2023 | 13:11

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte një konferencë me gazetarët, ku mes të tjerash u ndal dhe te vendimi për masën e Arrestit në shtëpi që mund të jepet të shtunën nga GJKKO.

Në fjalën e tij ish-kryeministri tha se nuk ka asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi mund të merret nesër ose pasnesër në lidhje me të nga gjykata. Ai shtoi se beteja e tij është pa kthim dhe lidhet me mbrojtjen e shtetit ligjor.

“Qëndrimi i Sali Berishës nga dita 1 gjer sot është vetëm një, mbrojtja e asaj që quhet shtet ligjor, por nuk ekziston. Mbrojtja e Kushtetutës kjo absolutisht për asnjë interes personal, por për interesin e çdo qytetari që beson se mund të gëzojë lirinë vetëm me praninë e shtetit ligjor. Ndryshe ajo është iluzion dhe joreale.

Pra në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë unë nuk kam ndërhyrë në asnjë proces dhe në asnjë vendim, por vetëm kam mbrojtur ligjin dhe Kushtetutën për çdo qytetar që beson se barazia para ligjit, se zbatimi i ligjit është kushti i kushteve për të garantuar liritë e individit.

Asnjë rekomandim unë nuk u bëj avokatëve të mi. Në qoftë se ka të bëjë me qëndrime direkt të miat, ata do më pyesin. Për të tjerat, çfarë ka të bëjë me zbatimin e ligjit, legjitimitetin e procedurave gjyqësore, ata kanë autoritet të plotë të vendosin pa më pyetur fare. Ky është raporti.

Ata ushtrojnë profesionin e tyre dhe duhet ta ushtrojnë atë profesion në variantin më të mirë, më dinjitoz që ata e konsiderojnë.

Unë nuk kam asnjë lloj impresioni se çfarë vendimi merret nesër apo pasnesër. Beteja ime është pa kthim. Kjo është ajo që unë kam deklaruar dhe ajo betejë do vazhdojë gjer në triumfin e plotë, rikthimin e pluralizmit politik në vendin tim”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026