Berisha: Të rinjtë janë boshti i ripërtëritjes së PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të shtunë një takim me 71 të rinjtë e zgjedhur në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Në takim ishte i pranishëm edhe eurodeputeti Antonio Lopez-Isturiz, anëtar i PPE-së dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i Partive Popullore Evropiane.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal te roli i të rinjve në procesin e ripërtëritjes së partisë, duke i cilësuar ata si një faktor kyç për të ardhmen e PD-së dhe të vendit.
“Kjo audiencë është e vetmja e shpresës, si për partinë ashtu edhe për vendin. Ju jeni vizioni. Kuvendi kombëtar ishte për ripërtëritje dhe nuk ka faktorë më të rëndësishëm në këtë proces sesa ju. Ju dhatë shumë për demokratizimin e partisë dhe për modernizimin e saj. Ju jeni një fillim i shkëlqyer si politikanë të rinj dhe mund të bëheni boshti kryesor i arritjes së objektivave tona”, tha Berisha.
Berisha shtoi se të rinjtë e Këshillit Kombëtar do të kenë rol të rëndësishëm në organizimin dhe modernizimin e strukturave të PD-së, duke theksuar se ata përfaqësojnë vizionin e së ardhmes.
Në takim, eurodeputeti Antonio López-Istúriz u shpreh se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian, duke paralajmëruar se qëndrimi jashtë BE-së e ekspozon vendin ndaj ndikimeve të tjera gjeopolitike.
Ai theksoi se në një botë me ndryshime të mëdha strategjike, vendet demokratike duhet të jenë të integruara në BE, në mënyrë që të mos mbeten të ekspozuara ndaj ndikimeve të vendeve si Kina, Rusia dhe Turqia.
Sipas tij, procesi i integrimit europian mbetet thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen e Shqipërisë në rajon.
“Ka një zhvendosje strategjike në botë. Nëse mbaheni jashtë Bashkimit Evropian, do të jeni në një situatë më të vështirë dhe më të ekspozuar ndaj ndikimeve të Kinës, Rusisë dhe Turqisë. BE nuk është vetëm një zgjedhje politike, por një garanci stabiliteti dhe sigurie për të ardhmen e vendit tuaj.”
Ai shtoi se Shqipëria nuk duhet të humbasë momentin historik për integrimin europian, duke theksuar se demokracitë duhet të forcohen përballë sfidave globale.
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng