Berisha thirrje Bashkimit Europian: Hiqni dorë nga kjo drejtësi e kriminalizuar

28 Tetor 2024 | 12:59

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për mediat ku theksoi nevojën për një rishikim të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Ai bëri thirrje institucioneve europiane, duke përfshirë Parlamentin dhe Komisionin Europian, të mos mbështesin sistemin aktual të drejtësisë, që sipas tij, është krijuar nga qeveria Rama.

Berisha kërkoi ndërhyrjen e Komisionit të Venecias për të rishqyrtuar sistemin e drejtësisë në tërësi, duke theksuar se Shqipëria ka pësuar rënie në renditjen ndërkombëtare pas reformave, duke kaluar nga vendi i 62 në vendin e 106, duke lënë pas vende si Vietnami, Bangladeshi dhe Tunizia.

Ai kritikoi ashpër ndërhyrjen e qeverisë në drejtësinë penale, duke e përshkruar atë si një “degë ekzekutivi për narkoshtetin shqiptar”.

“Por jo më pak dramatike është ndërhyrja e qeverisë në drejtësinë penale. Në këtë kuadër, Shqipëria para reformës renditej në vendn e 62, kurse pas reformës sorosiane renditet në vendin e 106, duke pasur kështu shumë vende para, Vietnami, Banladeshin, Tunizinë, Kenian, Nigerinë, etj. Kurse Kosova renditet në këtë kontekst në vendin e 46.

Pra, këto tregues dëshmojnë se drejtësia e re është një drejtësi e munguar për qytetarët shqiptarë.

Është një degë ekzekutivi për narkoshtetin shqiptar.

Ndaj PD i bën thirrje Parlamentit Europian, Komisionit Europian, vendeve partnere të heqin dorë nga çdo mbështetje e kësaj drejtësie të kriminalizuar, të kontrolluar në çdo qelizë të saj nga kreu i narkoshtetit Edi Rama dhe regjimi i tij.

Të angazhojnë Komisionin e Venecias për një rishqyrtim tërësor të këtij sistemi, në mënyrë që shqiptarëve t’u rikthehet e drejta themelore e një procesi ligjor të drejtë dhe drejtësia të nxirret nga kthetrat e politikës dhe të shndërrohet në një sistem të varur nga ligji”, u shpreh Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi vizitë në Athinë, pritet nga Dendias. Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh në mbrojtje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias këtë të hënë ka pritur homologun e tij, Ermal Nufi në Athinë. Dendias përmes një postimi në “X” ka...
15:13 | 29/06/2026

Andon Lapa Hotel & Spa – Elegancë, komoditet dhe mikpritje në zemër të Sarandës

Andon Lapa Hotel & Spa është një destinacion premium që kombinon komoditetin modern, shërbimet cilësore dhe mikpritjen tradicionale shqiptare, duke ofruar një eksperiencë të paharrueshme...
14:40 | 29/06/2026

Plagosi me armë zjarri 35-vjeçarin në Pogradec dhe u largua, kapet autori

Është bërë e mundur brenda pak minutash kapja e autorit 24-vjeçar i cili la të plagosur në këmbë një 35-vjeçar. Autori është identifikuar si Nikolla...
14:17 | 29/06/2026