Berisha thirrje për protestë: Shqipërisë i dalim zot të enjten

15 Shkurt 2023 | 10:24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën që opozita pritet të mbajë ditën e nesërme përballë parlamentit.

Përmes një postimi në facebook Berisha shkruan se të enjten në orën 10:00 shqiptarët duhet t’i dalin zot vendit.

“Shqipërisë i dalim zot! E enjte, ora 10:00, para parlamentit!”, shkruan Berisha.

Ai ka shpërndarë dhe një video nga protesta e mbajtur këtë të hënë para parlamentit.

“Parlamenti dëshmoi se janë shumë më afër me bandat se sa me tempullin e demokracisë. Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Herën tjetër do të duhet t’u marrin leje ju”, shkruan Berisha në diçiturën e videos.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026