Berisha: Trafikantë dhe kuklla pa dinjitet po bllokojnë komisionin hetimor

23 Shkurt 2023 | 11:38

Kryatari i Partisë Demokratike Sali Berisha, akuzoi maxhorancën socialiste se po bllokon në mënyrë të jashtëligjshme ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal.

Nga protesta e opozitës jashtë parlamentit, Berisha tha se ngritja e komisioneve është një e drejtë kushtetuese e opozitës, mohimin e të cilës qytetarët nuk do ta lejojnë.

“Jemi në këtë protestë të fuqishme para parlamentit të pushtuar nga krimministri Edi Rama dhe banda e tij kriminale. Në këtë protestë ju mbështesni, jo vetëm deputetët tanë me qëndrimin e tyre të shkëlqyer në mbrojtje të interesave tuaja, jeni zëri i vërtetë i çdo shqiptari kudo që ndodhet, por që konsideron Ramën dhe ministrat e tij si armiq të egër të demokracisë sonë. Për të gjithë qytetarët e këtij vendi që ndjekin zhvillimet në seancën e parlamentit, duhet të qartësojë se kjo është një betejë për mbrojtjen e Kushtetutës e cila shkelmohet nga banditët, nga patronët e klanëve të drogës, të krimit. Kjo Kushtetutë në nenin e saj 70 garanton deputetët me mbledhjen e 28 firmave krijimin automatik të komisionit hetimor që këta gjykojnë se duhet të hetojnë.

Trafikantë dhe kukulla pa asnjë dinjitet njerëzor bllokojnë këtë të drejtë të deputetëve të opozitës”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026