Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti këtë të enjte, 28 nëntor një fjalim me rastin e Ditës së Pavarësisë. Deklaratën Berisha e bëri gjatë një lidhjeje me Skype, me një takim të organizuar në Vlorë me tematikë, “Në kërkim të Simboleve”.
Berisha uroi shqiptarët për Ditën e Pavarësisë dhe shtoi s epas 112 vitesh të lirë, shqiptarët kanë st në krye një kryeministër që zbaton politikat e Çubrilloviçit për dëdimin e shqiptarëve.
“Natyrisht kjo histori nuk mund të përsëritet kurrë në këtë formë, por e vërteta është se njëlloj si ata që u prinë ushtrive serbe në atë kohë, sot në Tiranë qeveris një shqipfolës, që zbaton në këtë vend pas 112 vitesh pavarësi, zbaton pikë për pikë politikën Çubrilloviçit dhe ka përzënë nga Shqipëria në 10 vite, më shumë shqiptarë se çdo pushtim tjetër deri sot.
Vendin e pasurive më përrallore, më mahnitëse e shndërroi në vendin e kanabisit, vendin e drogës”, tha Berisha.
Pjesë nga deklarata e kryetarit të PD:
Ju përshëndes shumë, dhe një përshëndetje të përzemërt.
Sot unë kam një urim nga zemra për të gjithë qytetarët e Vlorës, për të gjithë shqiptarët, Gëzuar festën e Festave, datën e lindjes, datën e re të lindjes së Shqipërisë moderne, ditën e Pavarësisë.
Një ditë kjo në të cilën Ismail Bej Vlora, me një vizion gjenial dhe në kushte tërësisht të kundërta me ëndërrën e tij dhe të shqiptarëve, ngriti në Vlorë flamurin e Skëndërbeut, shpalli Pavarësinë në një akt shpëtimtar të ekzistencës së Shqipërisë, por edhe të kombit shqiptar.
Të dashur miq!
Ismail Bej Vlora dhe etërit e tjerë të pavarësisë po të zgjoheshin sot, nuk do të njihnin asgjë nga Shqipëria në të cilën ata shpallën pavarësinë.
Shqipëria është vite e vite drite larg.
Por nëqoftëse në rrafshin material, fizik, ndryshimet janë vite drite larg, përsëri për fatin jo të mirë, ngjashmëritë janë të pashmangshme.
Pas shpalljes së Pavarësisë, vrapuan të ja merrnin pavarësinë Shqipërisë.
Përzunë nga vendi babain e pavarësisë. Firmosën traktate për zhdukjen e saj. Shqiptarët krijuan principata në shërbim të të huajve.
Hodhi shqiptare u dyndën drejt Vlorës për të përzënë Ismail Qemalin dhe kundra tij.
LEXONI GJITHASHTU:
- Politika uron Ditën e Pavarësisë: Rama shpërndan videon, Meta mesazh nga burgu
- Rama dhe Kurti bashkë në Vlorë, mbahet ceremonia shtetërore për Ditën e Pavarësisë