Berisha uron Ditën e Verës: Kjo është hera e parë që dyert e Europës mbyllen për ne

14 Mars 2026 | 10:49

Kryedemokrati Sali Berisha këtë të shtunë ka vizituar Elbasanin në kuadër të Ditës së Verës.

Berisha shtoi gjithashtu se është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit.

Berisha: Së pari, qytetarëve, banorëve të Elbasanit, sot si kryeqyteti i festës për mbarë kombin, u uroj gëzuar Ditën e Verës, festën më të lashtë jo vetëm të shqiptarëve ç’është e vërteta, por edhe të kombeve të tjera, një ditë që ngjall shpresë, frymëzon ripërtëritje, një ditë pra gëzimi.

Dhe sot këtë festë shqiptarët e festojnë më të bindur se kurrë se festën tjetër të keqen ia lanë dimrit dhe Rama me Lubinë të ardhme nuk kanë më.

Kjo është dita e fundit e verës që ata i gjen me karrige të thyer ashtu siç janë.

Nuk e meritojnë!

Ndaj dhe le të urojmë që ditën e ardhshme të verës, qytetarët e Elbasanit dhe mbarë Shqipërisë ta festojnë siç ua do zemra, ta festojnë me dyer të hapura drejt të ardhmes dhe drejt Europës.

Është e trishtë dhe e dhimbshme se në 34 vite kjo është dita e parë e verës në të cilën dyert e Europës u mbyllën për shqiptarët për shkak të veprimeve të pashembullta në historinë e vendeve që shkojnë drejt integrimit nga dyshja Rama-Balluku.

Ndaj dhe le të urojmë dhe të punojmë që dita tjetër e verës të na gjejë sa më afër ëndrrës tonë evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!

I ftuar në “Review” me Greta Topjana, ishte Gent Serjani i cili foli lidhur me ecurinë, qëndresën dhe strukturimin e protestës së qytetarëve. Gent Serjani...
21:52 | 11/07/2026

Ekonomisti Muharremi: Review-të negative po shkatërrojnë Pasuritë Kombëtare, e njoh mirë turizmin

Ekonomisti Alfred Muharremi ka reaguar lidhur me komentet dhe vlerësimet negative ndaj bizneseve turistike në Shqipëri, duke i cilësuar ato si të dëmshme për ekonominë...
21:33 | 11/07/2026

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026