Berisha: Vendimi i parlamentit, i paligjshëm! Në komision s’u paraqit asnjë provë

19 Dhjetor 2023 | 13:39

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të martë një konferencë me gazetarët, ku u ndal dhe te vendimi i Këshillit të Mandateve, i cili votoi pro këkresës së SPAK për heqjen e imunitetit.

Berisha në fjalën e tij tha se vendimi i parlamentit ishte i paligjshëm pasi në komision nuk u parait asnjë provë ndaj tij.

Ish-kryeministri theksoi se nuk u plotësua asnjë kusht i rregullores së parlamentit për kërkesat e prokurorisë.

Ai vijoi të insistonte se vendimi i parlamentit për shtrëngimin e masës së sigurisë, po merret mbi vendim antikushtuetues.

“Vendimi është i paligjshëm.

Ju i patë punimet e komisionit, në komision nuk paraqitën asnjë provë, asnjë fakt.

Lexoni pak se çfarë thotë rregullorja e parlamentit për shqyrtimin e kërkesave të prokurorisë.

Nuk plotësohej asnjë kusht.

Kishin vetëm një kërkesë, meqenëse nuk kam zbatuar vendimet antikushtetuese të tyre, të rëndohet ndëshkimi.

Dhe natyrisht në një vend ku parlamenti, prokuroria dhe çdo gjë është në duart e një njeriu, ndodh. Nuk kisha dyshim.

Ndodhi që ata zbatuan një urdhër të atyre që u kanë marrë pushtetin. Nuk ka gjë më të rrezikshme. Kjo vetëm në diktaturë mund të ndodhë.

Kështu që nuk ka asnjë legjitimitet ky vendim i komisionit Balla-Brava.

Por vendimi i parlamentit për mua është abrogimi që i bëjnë ata nenit 73, pika 2. Është problemi i tyre pastaj kjo. Është edhe në Gjykatë Kushtetuese kjo, por nuk pres ndonjë gjë të madhe se vetëkuptohet se çfarë kontrolli ka mbi të.

Por unë në respekt të Kushtetutës, e kam çuar edhe në Gjykatë Kushtetuese.

…Edhe njëherë, vendimi i parlamentit merret mbi një vendim të paligjshëm.

Unë nuk mund të pranoj të ligjshëm një vendim që merret mbi bazën e një vendimi të paligjshëm.

Unë e denoncoj vendimin se është i paligjshëm. Vendimi i marrë pa shqyrtuar asnjë dokument, asnjë dosje, por thjesht për rëndim sepse unë kam refuzuar të pranoj dhunimin e Kushtetutës, kjo është marrëzia më e madhe.

Natyrisht unë kam avoketërit, i dëgjoj sepse me votimin e parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesi.

Dhe unë në këshillim me avoketërit, do marr vendimet që duhet të marr.

Dje pashë që ajo seancë ishte turpi më i madh në historinë e këtij parlamenti.

Unë mendova se aty do të shkojë dosja, siç thotë rregulli, siç thotë ligji. Dhe të vetmen pyetje që u bë, u tha na nxirr një dokument për rolin që ka luajtur Berisha në ndryshimin e destinacionit.

Mirëpo ai nuk kishte kurajo ta nxirrte se dilte Edi Rama aty. Jo tha, nuk jemi këtu për këto, tha.

Po si nuk je për këto? Po nuk shkon kurrë në parlament prokurori përveçse për këtë.

Dhe vetë ligji i parlamentit e thotë se shqyrtohen një e nga një dosjet”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026