Berisha: Vlerësoj maksimalisht çdo punonjës të SPAK që zbaton ligjin

14 Shkurt 2025 | 12:38

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sqaruar qëndrimin e tij ndaj institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se nuk po mbështet SPAK-un, por Kushtetutën e vendit.

Berisha u shpreh se “vlerëson në mënyrë maksimale çdo punonjës të SPAK, drejtësisë dhe policisë që zbaton ligjin, pavarësisht bindjeve të tij”.

“Ata që zbatojnë ligjin janë shërbëtorë dinjitozë të shtetit dhe qytetarëve”, tha Berisha, duke i vlerësuar si elementë të rëndësishëm për mbrojtjen e shtetit ligjor.

“Sali Berisha vlerëson në mënyrë maksimale çdo punonjës të SPAK, drejtësisë dhe policisë që zbaton ligjin, pavarësisht bindjeve të tij. Ai që zbaton ligjin është një shërbëtor dinjitoz i shtetit dhe qytetarëve. Sali Berisha nuk mund të pajtohet kurrë me prokurorë apo gjykatës që flenë mbi krimin. Që pasurohen në pazare me krimin dhe këtë besoj se një qytetar, një shtetar, nuk mund të pajtohet kurrë”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026