English

Berlini dislokon për herë të parë trupat në Lituani pas kërcënimit rus

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teksa aleatët në NATO vijojnë të refuzojnë thirrjet për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë, 5 mijë ushtarë gjermanë po përgatiten të vendosen në Lituani në 2027-n. Bëhet fjalë për dislokimin e parë të trupave gjermane që nga Lufta e Dytë Botërore. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius vizitoi trupat e vendosura në Bavari, që do të transferohen.

- Advertisement -

“Ne kemi eksperiencë me dislokimet e huaja, përfshirë ato të grupit të betejës. Sidoqoftë, rrethanat këtu janë ndryshe, pasi po flasim për shumë vite dhe në shumë raste për dislokime të shoqëruara nga familjarët”, thotë Boris Pistorius, ministër i Mbrojtjes i Gjermanisë.

Gjermania do të vendosë dy batalione luftarake për të mbështetur Lituaninë pas pushtimit rus të Ukrainës. Përforcimi i vendit baltik është në fokus të agjendës nisur nga shqetësimet në rritje për një sulm nga Moska, enklava e të cilës, Kaliningradi, ndodhet në kufi me Lituaninë, përgjatë aleates së saj, Bjellorusisë. Një ushtar ka dalë vullnetar për të shkuar në Lituani, pavarësisht se familja e tij nuk do të shkojë me të.

“Jemi disa shokë që duam të shkojmë në Lituani dhe që duam të qëndrojmë. Personalisht nuk më kanë pyetur ende, por unë i shërbej vendit tim dhe rrjedhimisht edhe Evropës. Lituania është pjesë e Evropës dhe kjo është e rëndësishme për mua. Ndaj ia kam komunikuar këtë familjes sime”, shprehet një ushtar gjerman.

Dislokimi i përhershëm i trupave gjermane do të jetë vetëm 100 kilometra larg kufirit me Rusinë. NATO shpreson se me vendosjen e trupave do të mbrojë Lituaninë, e cila druhet se Moska mund të sulmojë brezin 60 kilometra të tokës në kufirin Poloni-Lituani, i njohur si “Boshllëku Suvalki”, nëse konflikti përshkallëzohet.

Disa ekspertë kanë shprehur shqetësim  për koston e vendosjes dhe mirëmbajtjes, që vlerësohet rreth 30 milionë euro në muaj.

Ministri gjerman i Mbrojtjes deklaroi se rreth 50% e trupave të vendosura në Bavari kanë shprehur interes për t’u vendosur në Lituani. Britania, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë trupa në vende të tjera të Evropës lindore.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?