Besimtarët myslimanë në Vlorë kremtojnë Fiter Bajramin

30 Mars 2025 | 08:43

Besimtarët e Vlorës këtë mëngjes të shumtë në numër kanë falur Fitër Bajramin, këtë herë ndryshe nga vitet e tjera. Për shkak të restaurimit të Xhamisë së Plumbit, ceremonia është zhvilluar në Pallatin e Sportit.

Të shumtë kanë qenë besimtarët që kanë mbushur ambientet e Pallatit të Sportit, ku është zhvilluar ceremonia.

Ceremonia ka filluar me lexim të Kuranit e më pas është zhvilluar falja e namazit. Një fjalë përshëndetëse ka mbajtur myftiu i Vlorës, Ardit Hoxhlleku, ku ka falënderuar besimtarët në këtë ditë të madhe: agjërim të lehtë dhe të pranuar.

Myftiu ka pasur edhe një mesazh që të gjithë fëmijët në botë të jenë në paqe e të gëzojnë, e të mos ketë më luftëra. Ai uron Bajram të gëzuar, t’ia dini vlerën familjes dhe Zoti jua shpërbleftë në të mira.

Më pas është zhvilluar falja dhe besimtarët kanë shkëmbyer urime me njëri-tjetrin. Në fund, Myftinia kishte përgatitur një koncert me fëmijët e besimtarëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026