Besimtarët myslymanë nisën sot agjerimin në muajin e shenjtë të Ramazanit

11 Mars 2024 | 09:46

Myslimanët besojnë se Ramazani është muaji kur Kurani iu shpall Profetit Muhamed. Rreth 1,400 vjet më parë, besohet se Profeti Muhamed ishte duke medituar në një shpellë, kur engjëlli Xhibril iu afrua atij.

Engjëlli ia zbuloi fjalët e para të Kuranit, profetit Muhamed – dhe i tha atij se ato ishin një urdhër i drejtpërdrejtë nga Zoti. Kjo natë njihet si  Nata e Kadrit dhe kujtohet nga myslimanët përmes akteve të adhurimit gjatë gjithë natës. Ajo supozohet se bie në 10 ditët e fundit të Ramazanit. Ne fund te muajit te shenjte te Ramazanit, është festa e Bajramit.

Sivjet, muaji i agjërimit pritet të përfundojë të enjten më 23 prill dhe do të shënohet me Fitër Bajramin.

Agjërimi që fillon para lindjes së diellit deri në perëndim të diellit zgjat diku nga 12 deri në 18 orë, në varësi të vendit ku ndodheni në botë. Myslimanët që jetojnë në vendet më jugore të botës, si Kili apo Zelanda e Re, do të agjërojnë mesatarisht 12 orë, ndërsa ata që jetojnë në vendet më veriore, si Islanda apo Grenlanda, do të kenë agjërim më shumë se 17 orë.

Për myslimanët që jetojnë në hemisferën veriore, numri i orëve të agjërimit do të jetë pak më i shkurtër këtë vit dhe do të vazhdojë të zvogëlohet deri në vitin 2031, vit që Ramazani do të përfshijë– diten më e shkurtër e vitit.

Agjërimi përfshin mungesen e ushqimit, pirjen e ujit lengjeve, duhanit etj. Ushqimi hahet para se të bjerë agimi (Syfyri) për t’i dhënë ushqim trupit për agjërimin dhe një vakt hahet pas perëndimit të diellit (Iftar) për ta prishur atë. Agjërimi është detyrim vetëm për njerëzit me shëndet të plotë – ka përjashtime për:
• Të sëmurët
• Shtatzënat
• Udhëtarët
• Fëmijët e vegjël

Agjerimi nihet dhe nga besimtaret e feve te tjera por ne dite te vecanta.

Në judaizëm, ka gjashtë ditë agjërimi, njëra prej të cilave quhet Yom Kippur, “Dita e Shlyerjes”. Shumë hebrenj zgjedhin të agjërojnë për 25 orë për të përkujtuar këtë ditë.

Budizmi gjithashtu ka një lidhje të fortë me agjërimin. Ithtarët e fesë zakonisht agjërojnë kur shihet një hënë e plotë dhe në festa të tjera të rëndësishme. Katolikët shpesh agjërojnë “të mërkurën e hirit” dhe “të premten e mirë”. Ndërsa besimtaret  hindusët zakonisht agjërojnë gjatë festivaleve të tilla si Shivarati, Sarasëati dhe Puja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026