Besnik Bislimi kritikon prokurorinë dhe mediat pas dëshmisë në Prokurori

18 Qershor 2025 | 15:40

Zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori ne detyre i Kosovës, Besnik Bislimi, te mërkurën është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Pas daljes, ai nuk ka pranuar te përgjigjet për media se ne çfarë cilësie është thirrur. Ndërkohë, ka qene Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ajo qe ka dhënë detaje rreth rastit.

“Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime lidhur me dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Në kuadër të zhvillimit të hetimeve, të mërkurën në Prokurorinë Speciale është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit Besnik Bislimi. Por, nuk jemi në gjendje sot të diskutojmë apo japim detaje, meqë çështja është në fazën fillestare të hetimeve”,-thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Edhe pse nuk foli para mediave, Bislimi shprehu qëndrimin e tij rreth këtij procesi ne rrjete sociale.

“Sot isha në prokurori i ftuar në cilësinë e dëshmitarit në hetimet e prokurorisë rreth funksionalizimit të fabrikës për nënproduktet shtazore në Drenas. Arrita të konfirmoj që të gjitha informacionet që prezantova sot kanë mund të grumbullohen shumë lehtë pa patur nevojë fare për intervistim. Do të kishte mjaftuar një studim minimal për detyrat dhe përgjegjësitë e zëvendëskryeministrit brenda portfolios së integrimeve evropiane dhe një shfletim i shpejtë i raporteve për vendin ndër vite nga Komisioni Evropian.”

Akuza pati edhe për mediat, qe sipas tij janë ne shërbim te atyre qe duan lajme sensacionale kundër qeverise.

“Nisur nga fakti se hyrja e ndërtesës ku u mbajt intervista ishte vërshuar nga portalet, gjë që nuk ndodh më raste të tjera kur ftohen dëshmitarët, dhe nga përvoja e nxjerrjes në media të lajmit për intervistim saktësisht kur po zhvillohej takimi trilateral i dialogut në Bruksel, del i pashmangshëm përfundimi se qëllimi parësor i kësaj interviste ka qenë prodhimi i lajmit për media, ku eksponentë të qeverisë bëhen pjesë e titujve bashkë me termin “skandal”. “Skandal” që origjinën nuk e ka as në Ministri të linjës e as në prokurori, por te eksponentë të medias”,- Besnik Bislimi, zv.kryeministër në detyrë i Kosovës .

Bislimi eshte intervistuar si dëshmitar për rastin qe po hetohet ne Ministrinë e Bujqësisë, ku ministri ne detyrë, Faton Peci dyshohet se pa ankand publik, ia ka dhënë një kompanie me qira për 20 vjet impiantin publik për mbetjet shtazore. Ne këtë rast dyshohet se është i përfshirë edhe një familjar i Bislimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026