Theu ‘enigmën’ e nazistëve! Dokumentet e Turing shiten për një çmim rekord në ankand
Një koleksion me punime të rralla shkencore të shkruara nga matematikani, shkencëtari i kompjuterave dhe thyesuesi i kodeve të Luftës së Dytë Botërore, Alan Turing, është shitur për një shifër rekord prej 465,400 paund në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar.
Dokumentet u zbuluan në një papafingo të një prone në Londër, dhe pothuajse u shkatërruan gjatë një pastrimi të shtëpisë.
Disa nga artikujt e rrallë që u shitën në ankand, përfshinin një kopje të nënshkruar personalisht nga doktoratura e Turingut të vitit 1938, e cila u shit për 110,500 paund si dhe punimin e tij “Mbi Numrat e Llogaritshëm” i njohur edhe si “Prova e Turingut” i cili i prezantoi botës idenë e një makine universale llogaritëse në vitin 1936.
Koleksioni përfshinte edhe “Baza Kimike e Morfogjenezës“, e cila u shit për 19,500 paund, që daton që nga viti 1952, dhe është vepra e fundit e botuar e Turingut.
Turing konsiderohet gjerësisht si babai i shkencës kompjuterike dhe luajti një rol qendror në zbulimin e kodit Enigma, të përdorur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas luftës, ai u dënua për përfshirje në akte homoseksuale dhe pranoi një procedurë të njohur zakonisht si kastrim kimik si një alternativë ndaj burgut. Truing i dha fund jetës së tij më 7 qershor 1954, në moshën 41 vjeç.
“Ligji i Alan Turing” është një term i përdorur në mënyrë jozyrtare për t’iu referuar një ligji të vitit 2017 në Mbretërinë e Bashkuar, që fali në mënyrë retroaktive burrat e dënuar sipas legjislacionit historik që ndalonte aktet homoseksuale.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 14:49 Administrata Trump nuk dëshiron që Izraeli të përfshihet në sulmet amerikane
- 14:31 Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë
- 14:28 Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
- 14:00 Arrestohet në Mëzez 38-vjeçari me qese me kokainë në automjet, gati për shitje (EMRI)
- 13:52 Raporti i Avokaturës së Shtetit, reagon Gjykata Kushtetuese: Përmban elemente keqinformuese
- 13:49 Vodafone Albania dhe Nokia paraqesin të ardhmen e rrjetit 5G përmes “Network Slicing” të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale